Ndërlidhjet

Goditet një qendër shëndetësore në Turqi nga Siria


Ilustrim
Ilustrim

Nga Siria raportohet se një predhë e ka goditur një qendër shëndetësore në Turqi. Ende nuk ka njoftime për të lënduar.

Mediat turke thonë se predha ka rënë sot në distriktin Reyhanli, në provincën turke Hatay.

Zyra e guvernatorit të distriktit Reyhanli tha se deri më tani nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë incident.

Tensionet ndërmjet të dyja vendeve kanë eskaluar që nga 3 tetori, kur një predhë siriane u hodh në një qytet turk matanë kufirit, duke lënë të vrarë pesë civilë turq.

Artileria turke u është kundër përgjigjur sulmeve të vazhdueshme me predha të Sirisë.
XS
SM
MD
LG