Ndërlidhjet

Në Srebrenicë, rizgjedhet kryetari mysliman


Camil Durakovic

Camil Durakovic

Një mysliman ka arritur ta mbajë drejtimin e zyrës së kryetarit në Srebrenicës, një qytezë boshnjake ku 8000 burra myslimanë u masakruan nga forcat serbe në vitin 1995.

Rezultatet e lëshuara të hënën, nga zgjedhjet e 7 tetorit, tregojnë se Camil Durakovic është rizgjedhur kryetar i komunës me më shumë se 46 përqind të votave, njofton agjencia e lajmeve, AFP.

Kandidatja serbe, Vesna Kocevic raportohet të ketë marrë 39 përqind të votave.

Pas luftës në Bosnjë, qyteza është ndarë në mes të myslimanëve boshnjakë dhe serbëve, me një dominim të vogël serb.

Rregullat e reja zgjedhore i kanë penguar myslimanët e larguar nga Srebrenica që të votojnë në zgjedhjet e këtij viti, duke i nxitur kështu myslimanët që ta nisin një fushatë të regjistrimit të votuesve në mungesë.

Serbët janë ankuar se zgjedhjet janë vendosur nga njerëzit që nuk jetojnë në Srebrenicë.
XS
SM
MD
LG