Ndërlidhjet

Në Nigeri, konfiskohet anija ruse


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet e Nigerisë thonë se kanë konfiskuar një anije ruse, nën dyshimet për kontrabandë të armëve, pas gjetjes së municionit dhe armëve në bordin e anijes.

Një zëdhënës i Marinës Nigeriane tha sot se anija është vërejtur gjatë fundjavës në portin e Lagos.

Anëtarët e ekuipazhit të anijes, kryesisht rusë, kanë mbetur në anije, përderisa ajo u dërgua në bazën e Marinës Nigeriane.

Zëdhënësi i Marinës tha se anija është pronë e Grupit të Sigurisë Moran, me bazë në Moskë, dhe po bartte flamurin holandez.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë koment nga Morani.
XS
SM
MD
LG