Ndërlidhjet

Westerwelle i brengosur për situatën në Mali


Guido Westerwelle
Guido Westerwelle
Gjatë një konference për shtyp në Berlin, ministri i jashtëm gjerman, Guido Westerwelle ka folur sot për situatën në Mali.

Ai ka thënë se është mjaft i shqetësuar për situatën në veri të Malit, në veçanti për situatën e të drejtave të njeriut dhe atë të sigurisë.

“Disa njerëz në Evropë thonë se Mali është shumë larg dhe çfarë na duhet ne të merremi me këtë problem? Unë mendoj se ne në Evropë duhet të kuptojmë se nga veriu i Malit, ju mund të kaloni një kufi dhe arrini në Mesdhe”, ka thënë Westerwelle.

Ai më tutje ka thënë se nëse Mali Verior shpërbëhet dhe nëse vendosen kampe terroriste atje, atëherë një gjë e tillë nuk e kërcënon vetëm Malin dhe Afrikën Veriore, por edhe gjithë Evropën.
XS
SM
MD
LG