Ndërlidhjet

logo-print

Vazhdojnë luftimet në Siri


Pamje nga Maaret al-Numaan (18 tetor 2012)

Pamje nga Maaret al-Numaan (18 tetor 2012)


Luftimet në Siri po vazhdojnë përderisa aeroplanët e qeverisë kanë bombarduar qytetin Maaret al-Numan në veriperëndim të vendit, i cili po mbahet nga forcat rebele.

Trupat qeveritare po provojnë që t’i largojnë rebelët nga qyteti, i cili shtrihet përgjatë autostradës kryesore ndërmjet Aleppos dhe Damaskut.

Qëndrimi i rebelëve në qytet po ia pamundëson regjimit dërgimin e furnizimeve dhe përforcimeve në pjesën veriperëndimore të vendit.

Ndërkohë gjatë ditës njoftohet se një predhë siriane goditi një dhomë të zbrazët të një qendre shëndetësore rreth 200 metra brenda kufirit në Turqi.

Njoftohet se sulmi që ndodhi në distriktin Reyhanli të provincës turke Hatay nuk ka shkaktuar viktima.
XS
SM
MD
LG