Ndërlidhjet

Në Rusi, aktivisti i opozitës akuzohet për përgatitje të protestave


Violetta Volkova, avokatja e aktivistit opozitar, Leonid Razvozzhayev, gjatë adresimit të sotëm në një konferencë për shtyp

Violetta Volkova, avokatja e aktivistit opozitar, Leonid Razvozzhayev, gjatë adresimit të sotëm në një konferencë për shtyp

Komiteti Hetues Rus thotë se Leonid Razvozzhayev, ndihmës i një deputeti të parlamentit, është akuzuar zyrtarisht për komplot në protesta masive.

Akuzat e bërë sot kanë lidhje me një porotestë të opozitës në Moskë, në muajin maj të këtij viti.

Hetuesit thonë se Razvozzhayev është dorëzuar vetë te autoritetet dhe është rrëfyer se një zyrtar gjeorgjian e ka financuar protestën.

Por avokatja e Razvozzhayev, Violetta Volkova tha sot se klienti i saj është rrëmbyer javën e kaluar në Kiev të Ukrainës.

Sipas saj, ai u soll në Moskë kundër vullnetit të tij dhe dyshon se rrëfimi i tij është rezultat i torturës.

Avokatja tha se asaj i është refuzuar takimi me Razvozzhayevin.

Ndërkohë, anëtarët e opozitës ukrainase po kërkojnë shpjegime nga qeveria lidhur me pretendimet se ai është “rrëmbyer”.
XS
SM
MD
LG