Ndërlidhjet

Irani kërcënon me ndërprerje të furnizimit me naftë për fuqitë perëndimore


Rostam Qasemi
Rostam Qasemi
Ministri i Naftës i Iranit, Rostam Qasemi thotë se Teherani do ta ndalojë eksportin e naftës nëse fuqitë perëndimore imponojnë sanksione të tjera ekonomike kundër republikës islamike, për shkak të programit të diskutueshëm bërthamor.

Duke folur sot në Dubai gjatë një konference për energjinë, ai ka paralajmëruar se “mungesa e naftës iraniane në treg do ta rriste dukshëm çmimin”.

Shtetet perëndimore kanë imponuar sanksione ndaj Iranit që nga fillimi i këtij viti, duke i dhënë fund në këtë mënyrë blerjes së naftës iraniane nga vendet e Bashkimit Evropian.

Më herët gjatë ditës, Qasemi është cituar nga agjencia shtetërore iraniane e lajmeve ISNA të ketë thënë se Irani prodhon katër milionë fuqi naftë në ditë.
XS
SM
MD
LG