Ndërlidhjet

Duma ruse e zgjeron përkufizimin e “tradhëtisë”


Një nga seancat e Parlamentit Rus (Pamje nga Arkivi)

Një nga seancat e Parlamentit Rus (Pamje nga Arkivi)

Dhoma e ulët e parlamentit rus e ka miratuar një projektligj që e zgjeron përkufizimin e definicionit “tradhëti e lartë”.

Këtë vendim kritikët e konsiderojnë si pjesë të goditjes së disidentëve nga ana e Kremlinit.

Legjislacioni aktual “tradhëti të lartë” e konsideron spiunazhin apo ndihmat e ngjashme ndaj shteteve të huaja, që e dëmtojnë sigurinë e brendshme ruse.

Mirëpo projektligji i ri e zgjeron këtë përkufizim, duke përfshirë edhe lëvizjet kundër “rregullimit kushtetues, sovranitetit territorial dhe integritetit shtetëor” të Rusië.

Projektligji i ri gjithashtu tradhëti i konsideron edhe aktivitetet e ndihmës financiare dhe konsultative me një shtet të huaj apo ndonjë organizatë ndërkombëtare.

Ky projektligj pritet që të votohet edhe nga dhoma e lartë e parlamentit përpara se presidenti Vladimir Putin ta nënshkruajë si ligj.
XS
SM
MD
LG