Ndërlidhjet

PE miraton regjimin e vizave për zyrtarët rusë të rastit Magnitsky


Avokati i ndjerë rus, Sergei Magnitsky
Avokati i ndjerë rus, Sergei Magnitsky

Parlamenti Evropian ka mirtuar një propozim që u rekomandon shteteve të Bashkimit Evropian që ta vendosin një regjim të përbashkët të ndalesës së vizave për zyrtarët rusë të përfshirë në vdekjen e avokatit rus, Sergei Magnitsky.

Propozimi gjithashtu parasheh edhe ngrirjen e të gjitha aseteve të tyre në Bashkimin Evropian.

Ky propozim në të njejtën kohë i bën thirrje Rusisë që të “zhvillojë një hetim të pavarur dhe të besueshëm lidhur me të gjitha aspektet e këtij rasti”, si dhe ta ndalojë korrupsionin e përhapur, duke e reformuar sistemin gjyqësor.

Sergei Magnitsky, një avokat nga Moska, dyshohet se ishte torturuar dhe rrahur deri në vdekje gjatë kohës kur ishte në paraburgim në vitin 2009, pas zbulimit të një mashtrimi nga autoritetet ruse.
XS
SM
MD
LG