Ndërlidhjet

BBC pendohet për ndalimin e storjes për Savile


George Entwistle gjatë adresimit para komisionit parlamentar

George Entwistle gjatë adresimit para komisionit parlamentar

Drejtori Gjeneral i BBC-së ka mohuar sot se ka ndihmuar mbulimin e abuzimit seksual të njërit prej yjeve të rrjetit që ai drejton, por e pranoi se transmetuesi britanez është dëmtuar nga skandali, duke e lëkundur besimin e publikut në këtë institucion publik.

George Entwistle, i cili u zgjodh në krye të këtij posti në gusht të këtij viti, duke folur para një komisioni parlamentar tha se dështimet në BBC e kishin lejuar Jimmy Savile, dikur prezentues i njohur televiziv, që të abuzojë me vajzat e vogla për vite me radhë.

Ai tha se nuk mund t’i përjashtojë sugjerimet se një rreth pedofilësh mund të ketë ekzistuar në BBC gjatë kohës kur Savile ishte i famshëm në vitet e ‘70ta dhe ‘80ta.

Nga ana tjetër, Entwistle tha se një hetim i “Newsnight” lidhur me abuzimet seksuale kundër Jimmy Savile nuk është dashur të ndalet.
XS
SM
MD
LG