Ndërlidhjet

Nisin ritualet e Haxhit


Meke, tetor, 2012

Meke, tetor, 2012

Pelegrinazhi vjetor islamik i Haxhit në Mekë ka filluar të mërkurën, në të cilin pritet që të marrin pjesë rreth dy milionë njerëz nga e gjithë bota.

Në mes të dhunës dhe tensioneve ndërmjet myslimanëve sunitë dhe shiitë në disa pjesë të Lindjes së Mesme, autoritetet saudite kanë theksuar se Haxhi është menduar të jetë një organizim rigoroz fetar dhe kanë tërhequr vërejtjen kundër provokimeve politike gjatë ngjarjes.

Autoritetet saudite kanë thënë se pelegrinët nga Siria do të jenë të mirëpritur, pavarësisht tensioneve të luftës midis qeverisë siriane dhe Arabisë Saudite, e cila mbështet kryengritësit sirianë.

Sipas parimeve të islamit, të gjithë myslimanët e rritur janë të detyruar, që të paktën njëherë në jetën e tyre të udhëtojnë në Arabinë Saudite për të kryer ritet fetare të Haxhit, për aq sa ata janë fizikisht dhe financiarisht në gjendje për ta bërë këtë.
XS
SM
MD
LG