Ndërlidhjet

Greqi: Sulmet raciste në nivel alarmues


Flamur i grupit ekstremist ne Greqi, Agimi i Arte.

Flamur i grupit ekstremist ne Greqi, Agimi i Arte.

Një rrjet prej më shumë se 20 grupeve të të drejtave të njeriut, duke përfshirë agjencinë për refugjatë të Kombeve të Bashkuara, thotë se sulmet me motive raciste ndaj emigrantëve dhe refugjatëve janë ngritur në nivel “alarmues” në Greqi, e cila po kalon vështirësi ekonomike.

Grupet thanë se vetëm mes janarit e shtatorit janë shënuar 87 sulme raciste.

Por, rrjeti tha se numri i sulmeve të tilla ka të ngjarë të jetë më i lartë, për shkak se shumë viktima mund të jenë frikësuar për t’i raportuar sulmet në polici.

Viktimat raportohet se janë nga Shqipëria, Afganistani, Bangladeshi, Iraku, Pakistani dhe Somalia.

Analistët thonë se vështirësitë ekonomike të Greqisë së zhytur në borxhe, kanë ndihmuar në rritjen e bandave ekstremiste të krahut të djathtë.
XS
SM
MD
LG