Ndërlidhjet

Familja mbretërore britanike në premierën e "Skyfall"


Daniel Craig

Daniel Craig

Anëtarët e familjes mbretërore britanike kanë ndjekur premierën botërore të filmit të ri të James Bond-it, “Skyfall”.

Princi Charles, trashëgimtar i fronit, dhe gruaja e tij Camilla, iu bashkuan dhjetëra yjeve të filmit dhe figurave të famshme në premierën e filmit, të martën në mbrëmje në “Royal Albert Hall” në qendër të Londrës.

Aktori kryesor Daniel Craig, i cili bëri paraqitjen e tij të tretë si agjenti Bond në film, tha se ishte një “nder i vërtetë” luajtja e rolit të super spiunit britanik “007”, derisa këtë vit shënohet 50 vjetori i nisjes së serisë.

“Dr Jo” është filmi i parë i Bondit, që u dha si premierë në vitin 1962, dhe “ Skyfall”, është filmi i 23-të i serisë.

Shumë kritikë kanë vlerësuar se “Skyfall”, i drejtuar nga Sam Mendes, është ndër filmat më të mirë në seri.
XS
SM
MD
LG