Ndërlidhjet

Koncepti i menaxhimit të kufirit "zbatohet në Jarinë"


Ilsutrim
Ilsutrim
Policia e EULEX-it e ka arrestuar një person në pikë-kalimin në Jarinjë në pjesën veriore të Kosovës pas përdorimit të sistemit të ri kompjuterik për menaxhimin e kufirit, thuhet në njoftimin e misionit evropian.

Në komunikatën për media sqarohet se personi kërkohej nga Gjykata Komunale e Prishtinës lidhur me një rast të tentimit të dhunimit.

Ai thuhet se është dashur ta vuante një dënim prej një viti e gjysmë burg.

Identiteti i tij, sipas njoftimit, është konfirmuar nga sistemi kompjuterik.

“Kjo gjë e dëshmon efektivitetin e sistemit të menaxhimit të kufirit. Fillimi i përdorimit dhe zbatimi i suksesshëm i këtij sistemi kompjuterik është i rëndësishëm për Kosovën në rrugëtimin e saj drejt arritjes së standardeve të BE-së. Departamenti i EULEX-it për kufijtë në veri gjithashtu duhet të përgëzohet për punën e shpejtë dhe syçelë,” tha zëdhënësi kryesor i EULEX-it, Nicholas Hawton.

Policia e Kosovës në Portën 1 në Jarinjë e konfirmoi vlefshmërinë e fletë arrestit dhe e kontaktoi PK-në nga Leposaviqi e cila më pastaj e dërgoi një patrullë tek Porta.

Meqë i dyshuari nuk ishte në sistemin e tyre, atyre iu nevojit një urdhër me shkrim nga EULEX-i për ta marrë përsipër të dyshuarin, thuhet ne njoftim.

Pas kryerjes së procedurave, i dyshuari është transferuar tek PK-ja rajonale e jugut. Personi i kërkuar u dërgua në Prishtinë dhe më vonë u transferua në një qendër tjetër të paraburgimit.
XS
SM
MD
LG