Ndërlidhjet

Saakashvili e falë djalin e ish-presidentit


Mikheil Saakashvili
Mikheil Saakashvili
Presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili e ka falur djalin e burgosur të presidentit të parë të vendit, Zviad Gamsakhurdia.

Zyra presidenciale e Gjeorgjisë tha sot se vendimi lidhur me Tsotne Gamsakhurdia është marrë pas kërkesës së Patriarkut të Kishës Ortodokse të Gjeorgjisë, Iliya i Dytë.

Tsotne Gamsakhurdia ishte burgosur tre vjet më parë për një tentim vrasje dhe për posedim ilegal të armëve.

Dënimi i tij prej nëntë vjetësh ishte shtuar edhe për një vit, pas thyerjes së rregullave të burgut.

Në vitin 2007, Tsotne Gamsakhurdia ishte akuzuar se kishte spiunuar për rusët, por akuzat më vonë ishin hudhur poshtë.

Babai i tij, Zviad Gamsakhurdia ishte presidenti i parë i Gjeorgjisë dhe e kishte udhëhequr vendin në vitet 1991 dhe 1992.

Ai ishte vrarë në perëndim të Gjeorgjisë më 31 dhjetor të vitit 1993, në rrethana që ende nuk dihen.
XS
SM
MD
LG