Ndërlidhjet

Aktivisti rus i rrëmbyer u detyrua të rrëfehej


Leonid Razvozzhaev (Pamje nga Arkivi)
Leonid Razvozzhaev (Pamje nga Arkivi)
Një aktivist i opozitës në Rusi u ka treguar punëtorëve për të drejta të njeriut, të cilët e vizituan në burg, se ai ishte detyuruar që të rrëfehej lidhur me komplotin kundër presidentit rus, Vladimir Putin.

Leonid Razvozzhayev thotë se ai ishte torturuar, pasi ishte rrëmbyer në Ukrainë, ku po kërkonte azil.

Hetuesit rusë thonë se ai është rrëfyer, pasi është dorëzuar vetë.

Ndërkohë, punëtorët e dy grupeve publike që e vizituan Leonid Razvozzhayev në burg thonë se ai u kishte treguar se në Kiev, burra të maskuar e kishin lidhur dhe hudhur me një kombibus, dhe e kishin dërguar në një bodrum, ku e kishin detyruar që ta shkruante rrëfimin e tij.

Akuzat që janë ngritur ndaj Razvozzhayevit kanë lidhje me një protestë të opozitës në Moskë, në muajin maj të këtij viti.
XS
SM
MD
LG