Ndërlidhjet

logo-print

Kazakistan: Rrihet dhe shtrohet në spital një e burgosur


Ilustrim

Ilustrim

Aktivistët e të drejtave të njeriut në rajonin verior të Kazakistanit thonë se një femër e burgosur, e cila po protestonte se ishte ngacmuar seksualisht, është dërguar në spital.

Kryetarja e organizatës jo-qeveritare, Aksioni Kundër Shkeljeve Ligjore, Yelena Semyonova, tha sot se 25 vjeçarja Sabina Makhinina është rrahur nga rojet e burgut.

Të hënën, një video e lëshuar nga Makhinina qarkullonte në internet. Ajo thoshte se kishe filluar një grevë urie që nga 10 tetori, në shenjë proteste kundër përpjekjeve të një zyrtari të burgut që ta detyronte të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Ndërkohë, një zyrtar i një departamenti rajonal të kontrollimit të burgjeve e ka konfirmuar se Makhinina është rrahur dhe është shtruar në spital.

Ajo është duke e mbajtur dënimin prej gjashtë vitesh burg në një kamp pune, lidhur me një krim që ka lidhje me drogën.
XS
SM
MD
LG