Ndërlidhjet

logo-print

Arrihet marrëveshje për armëpushim në Siri gjatë festës


Ilustrim

Ilustrim

I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi tha se qeveria siriane dhe disa grupe rebele janë pajtuar për një arëmpushim gjatë festës së Bajramit.

Duke folur sot në Kajro, Brahimi tha se qeveria siriane do ta lëshojë gjatë ditës së sotme ose të nesërme një deklaratë lidhur me pranimin e plotë të marrëveshjes.

I dërguari tha se shumica e grupeve të tjera rebele gjithashtu janë pajtuar në parim për një armëpushim gjatë festës.

Brahimi nuk tregoi se për cilat grupe rebele bëhet fjalë.

Festa myslimane Eid al-Adha fillon të premten dhe zgjatë tri apo katër ditë.
XS
SM
MD
LG