Ndërlidhjet

Iran: Qindra persona marrin pjesë në varrimin e dijetarit


Ahmad Ghabel
Ahmad Ghabel
Me qindra njerëz, përfshirë edhe politikanë dhe figura të njohura, kanë marrë sot pjesë në varrimin e klerikut të njohur mysliman dhe disidentit iranian, Ahmad Ghabel.

Ai ndërroi jetë të hënën në qytetin verilindor të Mashadit, pasi kishte qenë në koma për gjashtë ditë me radhë.

Familjarët e Ghabelit i thanë Radios Evropa e Lirë se gjatë ceremonisë së varrimit nuk ka pasur asnjë incident dhe se mbi 12 pjesëtarë të forcave të sigurisë ishtin të pranishëm gjatë gjithë kohës.

Ghabel filloi mbajtjen e dënimit të tij me burg prej 20 muajsh në korrik të vitit 2011, për shpërndarje të propagandës kundër regjimit dhe për fyerje të liderit suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

Ai ishte lëshuar nga burgu dhe transferuar në një spital këtë verë, për ta kryer një operacion të tumorit në tru.

Ghabel ishte arrestuar edhe shumë herë të tjera para vitit 2011, përfshirë një rast në vitin 2009, kur ai po shkonte në varrimin e një disidenti tjetër, Ayatollah Hossein Ali Montazeri.
XS
SM
MD
LG