Ndërlidhjet

Ivanishvili nuk ka ambicie afatgjata në politikë


Bidzina Ivanishvili
Bidzina Ivanishvili
I emëruari për kryeministër të Gjeorgjisë, Bidzina Ivanishvili thotë se ai planifikon që të heqë dorë plotësisht nga politika pas 18 mujash.

Miliarderi i kthyer në politikan u tha sot ligjvënësve në Kutaisi se pas largimit, ai do të bëhet “anëtar aktiv i shoqërisë civile”.

Këto deklarata Ivanishvili i dha si përgjigje ndaj pyetjeve të partisë, thash opozitare, Lëvizja e Bashkuar Kombëtare.

Ivanishvili, koalicioni i të cilit i fitoi zgjedhjet parlametnare të 1 tetorit në Gjeorgji, tha se ai nuk ka ambicie për angazhim afatgjatë në politikë.

Parlamenti i Gjeorgjisë pritet që gjatë ditës së nesërme ta konfirmojë qeverinë e re.
XS
SM
MD
LG