Ndërlidhjet

logo-print

Identifikohet një viktimë e trafikimit, një i arrestuar


Ilustrim

Ilustrim

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, njësia në Mitrovicë, ka realizuar një operacion policor, më ç’ rast ka arrestuar një person për trafikim me qenie njerëzore dhe posedim të substancave narkotike, si dhe ka identifikuar një viktimë të trafikimit, njofton Policia e Kosovës.

Hetimet lidhur me këtë rast kishin filluar kohë më parë dhe hetuesit policorë kanë siguruar prova dhe dëshmi se i dyshuari A. H., i lindur me 1983, mashkull shqiptar kosovar, e kishte detyruar vitkimën me anë të forcës dhe kërcënimit që të kontaktonte me persona të tjerë, për të kryer marrëdhënie seksuale me pagesë.

Me urdhër të Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë është kryer kontrollimi i shtëpisë së të dyshuarit dhe një banese në Vushtrri.

Në banesë është gjetur viktima e cila kishte qenë e vetmuar dhe me shenja të dhunës fizike.

Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor dhe me pëlqimin e saj dhe në konsultim me prokurorin kujdestar dhe mbrojtësin e viktimave, është strehuar në strehimoren e sigurt.

Gjatë bastisjes në këto lokacione, në cilësi të provave materiale, policia ka konfiskuar edhe 1.13 gramë substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit Marihuanë, dy mikro memorie dhe një USB.

Me autorizim të prokurorit përkatës të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
XS
SM
MD
LG