Ndërlidhjet

Transferohen në burgje anëtaret e “Pussy Riot”


Anëtaret e burgosura të "Pussy Riot," Maria Alyokhina dhe Nadezhda Tolokonnikova

Anëtaret e burgosura të "Pussy Riot," Maria Alyokhina dhe Nadezhda Tolokonnikova

Njoftohet se dy anëtaret e grupi pank rus, “Pussy Riot” kanë arritur në qendrat e caktuara të burgimit, ku do të vazhdojnë ta mbajnë pjesën tjetër të dënimit të tyre prej dy vjetësh.

Avokatja e tyre Violetta Volkova, tha se Nadezhda Tolokonnikova është transferuar në një qendër burgimi për femra në Mordovia, rreth 650 kilometra larg Moskës.

Volkova tha se ende nuk ka informata nëse anëtarja tjetër, Maria Alyokhina, është dërguar në qendrën e burgimit në Perm, në afërsi të Maleve Urale.

Tri anëtaret e grupit pank rus, “Pussy Riot” u dënuan në muajin gusht për huliganizëm, të nxitur nga urrejtja fetare.

Anëtarja e tretë e grupit, Yekaterina Samutsevich, 29 vjeçare, e cila gjithashtu ishte dënuar me dy vjet burgim, është liruar me kusht më herët këtë muaj.
XS
SM
MD
LG