Ndërlidhjet

Pakistan: Tre të vrarë nga sulmi i aeroplanit amerikan me telekomandë


Ilustrim
Ilustrim
Nga Pakistani raportohet se nga një sulm i një aeroplani amerikan me telekomandë kanë mbetur të vrarë tre njerëz, në rajonin veriperëndimor të vendit, në afërsi të kufirit afgan.

Zyrtarët e sigurisë thanë se sulmi i sotëm ndodhi në zonën e Tapit, në afërsi të Miranshahut, qytetit kryesor të Vaziristanit Verior.

Zyrtarët thonë se nga ky sulm është goditur një kompleks i dyshuar i militantëve dhe një veturë e parkuar.

Aeroplanët amerikanë me telekomandë në vazhdimësi i sulmojnë shënjestrat e tyre në Vaziristanin Verior, një nga zonat fisnore përgjatë kufirit me Afganistanin, që është shndërruar në një qendër për aktivitetet e militantëve talibanë të Al-Qaedas.
XS
SM
MD
LG