Ndërlidhjet

Greqia thotë se i është zgjatur afati i ndihmës, BE-ja e përgënjeshton


Yannis Stournaras ( Pamje nga Arkivi)
Yannis Stournaras ( Pamje nga Arkivi)
Ministri grek i Financave, Yannis Stournaras thotë se Athina ka marrë një zgjatje dy vjeçare për përmbushjen e kushteve për programin ndërkombëtar të ndihmës.

Ai nuk dha hollësi të tjera, por dihet Greqia ka bërë kërkesa që t’i zgjatet afati i tanishëm kohor, nga viti 2014 për në vitin 2016, për t’i futur masat e shtrëngimit.

Deklarata e Stournaras u përgënjeshtrua nga Simon O’Connor, zëdhënës i Komisionarit evropian për Çështje Monetare, Olli Rehn, i cili tha se ende nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Zyrtarët evropianë janë duke e pritur një raport nga inspektorët ndërkombëtarë, përpara se ta marrin një vendim.

Një nga kushtet krysore për ndihmën prej 240 miliardë eurosh për Greqinë është kërkesa që ky vend ta reformojë mjaftueshëm ekonominë deri në vitin 2014.
XS
SM
MD
LG