Ndërlidhjet

AI dënon sjelljen e Policisë së Kosovës ndaj protestuesve të VV-së


Pamje nga protesta e Vetëvendosjes më 22 tetor 2012

Pamje nga protesta e Vetëvendosjes më 22 tetor 2012

Organizata Amnesty International ka dënuar atë që e ka cilësuar si përdorim të tepruar të forcës nga Policia e Kosovës, në protestën që është mbajtur të hënën nga Lëvizja Vetëvendosje.

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut u ka bërë thirrje autoriteteve që të kryejnë “hetime të plota, efektive dhe të paanshme” të akuzave që rëndojnë disa policë kosovarë.

“Nëse ekzistojnë prova të mjaftueshme se policët e Kosovës kanë përdorur forcë të tepruar, e cila mund të cilësohet si torturë apo keqtrajtim, ata duhet të jenë subjekte të procedimeve disiplinore apo edhe penale”, thuhet në deklaratën e Amnesty International.

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar protestën, në kundërshtim të takimit që ka zhvilluar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, me homologun e tij serb, Ivica Daçiq, të premten e kaluar në Bruksel.
XS
SM
MD
LG