Ndërlidhjet

Konfirmohet dënimi për mashtruesin Jerome Kerviel


Jerome Kerviel
Jerome Kerviel
Një gjykatë parisiane e Apelit e ka konfirmuar dënimin e vitit 2010 të një gjykate të shkallës së ulët, që i kërkon mashtruesit tregëtar Jerome Kerviel që ta mbajë dënimin prej tre vjetësh burgim dhe të paguajë 5 miliardë euro humbje, për shkak të aktivitetit të tij.

Ai kishte apeluar ndaj dënimit të tij nga një gjykatë e shkallës së ulët, nën akuzat për falsifikim, si dhe për mbulim të basteve në vlerë deri në 50 miliardë euro në vitin 2007 dhe 2008.

Mirëpo Gjykata e Apelit e Parisit nuk e dërgoi sot direkt në burg Kervielin, por e la atë të lirë në pritje të vendimit të tij nëse do të ankohet edhe në një gjykatë më të lartë.

Ai ka pesë ditë afat nëse dëshiron ta bëjë një kërkesë të tillë.
XS
SM
MD
LG