Ndërlidhjet

Arrestohet në Kiev ish-shefi i rojës kufitare presidenciale


Mykola Melnychenko
Mykola Melnychenko
Shërbimet e sigurisë së Ukrainës thonë se kanë arrestuar ish-shefin e shërbimit të rojës kufitare presidenciale, Mykola Melnychenko.

Raportohet se Melnychenko është ndaluar sot në aeroportin e Kievit.

Mykola Melnychenko i kryesoi faqet e para të gazetave në vitin 2000 kur i zbuloi publikisht bisedat që i kishte incizuar në zyrën e presidentit të atëhershëm, Leonid Kuchma.

Incizimet tregonin se Kuchma ishte i përfshirë në vrasjen e gazetarit Heorhiy Gongadze, si dhe në nivele të larta të korrupsionit.

Një gjykatë ukrainase kishte hedhur poshtë të gjitha akuzat kundër Kuchmas dhjetorin e kaluar.

Ndërkohë, Melnychenko akuzohet për abuzim të pozitës zyrtare dhe për publikim të sekreteve shtetëore.

Në muajin gusht, Melnychenko ishte ndalur nga një urdhër i Interpolit në Napoli të Italisë, për tu lëshuar disa ditë më vonë.

Ende nuk dihet pse Melnychenko është kthyer në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG