Ndërlidhjet

Eastwood bën fushatë për Romney-in


Mitt Romney
Mitt Romney
Legjenda e Hollywood-it, Clint Eastwood, përmes një reklame televizive të transmetuar sot, u ka bërë thirrje amerikanëve që të votojnë për Mitt Romney-in.

Ylli amerikan i filmit tha se katër vite më shumë me Obamën nënkuptojnë katër vite më shumë të politikave të njejta që e kanë “rrëzuar poshtë” Amerikën, me 23 milionë njerëz të papunë.

“Vendi ynë nuk do të mund t’i bëjë ballë një gjëje të tillë”, tha Eastwood, 82 vjeçar. “Neve na duhet dikush që mund t’i ndryshojë gjërat shpejt, e ky burrë është Mitt Romney”.

Reklama pro-republikane ishte pjesë e fushatës së përbërë nga tri reklama në vlerë prej 12.6 milionë dollarëve, të financuara nga grupi “American Crossroads”.

Reklamat 30 sekondëshe po transmetohen në gjashtë shtete amerikane, përpara zgjedhjeve presidenciale të 6 nëntorit.
XS
SM
MD
LG