Ndërlidhjet

Maqedoni: Dënohet amerikania që u zu me monedha antike


Ilustrim
Ilustrim
Një amerikane që është zënë duke provuar që ta lëshonte Maqedoninë me më shumë se 200 monedha antike, është dënuar për shkelje të ligjeve strikte të këtij shteti për mbojtjen e trashëgimisë arkeologjike. Ajo u dënua me dy vjet pezullim.

Vendimi i sotëm i gjykatës gjithashtu ia ndalon 45 vjeçares, Candance Lynn Dunlap, një infermiere nga Alabama, rikthimin në Maqedoni në dhjetë vjetët e ardhshme.

Ajo ishte arrestuar muajin e kaluar në aeroportin kryesor të vendit me 256 monedha në bagazhin e saj. Sipas mediave lokale, mendohet se monedhat ishin rreth 2200 vjet të vjetra.

Pritet që Dunlap ta lëshojë Maqedoninë gjatë natës së sotme.
XS
SM
MD
LG