Ndërlidhjet

logo-print

Në pjesë të ndryshme të Irakut vriten 8 persona


Pamje pas sulmit në Kirkuk (24 tetor 2012)

Pamje pas sulmit në Kirkuk (24 tetor 2012)

Sulmet nga kryengritësit irakianë kanë lënë të vrarë sot të paktën tetë persona.

Në lagjen perëndimore të Bagdadit, Mansur, dy ushtarë u vranë gjatë një sulmi, në një postbllok të ushtrisë.

Edhe një polic që iu përgjigj atij sulmi është vrarë, kur vetura e tij u godit nga një bombë e vendosur në rrugë.

Ndërkohë, në një lagje tjetër të Bagdadit, Mashtal, një gjuajtje me snajper vrau një oficer të policisë që ishte duke patrulluar në këmbë.

Në qytetin verior të Kirkukut, një fëmijë u vra kur një bombë e vendosur në një motoçikletë shpërtheu në afërsi të konvojit të një politikani lokal.

Në qytetin qendror të Baqubas, dy civilë shiitë u vranë kur një burrë gjuajti në drejtim të veturës së tyre.

Ndërsa në Tuz Khormato, në verilindje të Bagdadit, një bombë e vendosur në rrugë goditi një parullë policore, duke lënë të vrarë një polic.
XS
SM
MD
LG