Ndërlidhjet

SHBA: Arrin mbi 200 shifra e të vdekurve nga “Nili Perëndimor”


Ilustrim
Ilustrim
Të dhënat e qeverisë amerikane tregojnë se numri i personave të vdekur si pasojë e virusit të Nilit Perëndimor këtë vit e ka arritur shifrën e 219 rasteve, pas raportimit edhe të 36 vdekjeve të tjera nga ky virus javën e kaluar, bën të ditur agjencia e lajmeve, Reuters.

Në atë që llogaritet si viti i dytë më i keq i regjistruar sa i përket kësaj sëmundjeje, numri i personave të vdekur nga ky virus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u rrit në 4,725 raste, me 194 raste të reja të raportuara, tregon Qendra Për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Edhe pse ritmi i virusit është ngadalësuar që nga fundi i verës, raste të reja vazhdojnë të raportohen, veçanërisht në shtetet me temperatura të larta.

Shifrat e vdekjeve nga virusi i Nilit Perëndimor janë më të lartat që nga viti 2003, kur ishin raportuar 264 raste të vdekjeve. Shifra më e lartë e vdekjeve nga ky virus në SHBA ishte regjistruar në vitin 2002 me gjithsej 284 raste.
XS
SM
MD
LG