Ndërlidhjet

Opozita ruse i bën thirrje qeverisë që të mos i shtypë aktivistët


Aleksei Navalny
Aleksei Navalny
Opozita ruse ka kërkuar nga Kremlini që t’i ndalojë masat shtypëse kundër aktivistëve që protestojnë në rrugë.

Këshilli i sapo zgjedhur i Opozitës së Koordinuar Ruse tha sot përmes një deklarate se qeveria i ka ndërruar metodat e presionit të drejtpërdrejtë ndaj kundërshtarëve të saj, duke dhunuar dispozitat e ligjeve ruse dhe ndërkombëtare.

Deklarata u postua në blogun “LiveJournal” të liderit opozitar, Aleksey Navalny, një prej udhëheqësve të Këshillit.

Ky reagim vjen pas deklaratave të aktivistit të burgosur, Leonid Razvozzhayev, se ai është torturuar dhe është detyruar që me forcë të rrëfejë për komplotin kundër qeverisë ruse.
XS
SM
MD
LG