Ndërlidhjet

BE: Nuk ka ende marrëveshje për zgjatje të afatit me Greqinë


Ilustrim
Ilustrim

Zyrtarë evropianë dhe ndërkombëtarë thonë se asnjë marrëveshje nuk është arritur me Greqinë për t’i dhënë këtij vendi më tepër afat kohor për të zbatuar masat e shtrëngimit, në këmbim të përfitimit të fondeve ndërkombëtare të ndihmës.

Raportohet se Greqia ka kërkuar zgjatje të afatit aktual, nga viti 2014 për në vitin 2016, për t’i arritur shënjestrat e uljes së deficitit.

Ministri grek i financave, Yannis Stournaras njoftoi se është arritur një marrëveshje për zgjatje të afatit, si pjesë e negociatave për reforma dhe shkurtesa të haxhimeve në vlerë prej rreth 13.5 miliardë eurosh, në mënyrë që Greqia ta fitojë të drejtën e ndihmës ndërkombëtare.

Por zyrtarë të Bankës Qendrore Evropiane dhe të FMN-së thanë pas kësaj deklarate të ministrit se marrëveshja nuk është arritur ende.

Pa ndihmën e radhës, prej rreth 31 miliardë eurosh, qeveria greke thotë se do të mbesë pa para deri në fund të nëntorit.
XS
SM
MD
LG