Ndërlidhjet

Qeveria amerikane paditë Bankën e Amerikës


Ilustrim

Ilustrim

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka paditur Korporatën e Bankës së Amerikës, me kërkesën për të rimarrë më shumë se 1 miliard dollarë që supozohet se kanë humbur nga shitja e mijëra kredive të rrezikshme të hipotekës.

Padia për mashtrim e akuzon Bankën e Amerikës dhe njësinë e saj Financiare në mbarë vendin për dështim të hulumtimit të duhur të qëndrueshmërisë së kredive për shtëpi, përpara se t’i shiste hipotekat te Fannie Mae dhe Freddie Mac, agjenci këto të kontrolluara nga qeveria, që e përkrahin industrinë amerikane të hipotekave.

Padia thotë se Banka i ka anashkaluar kontrollet e zakonshme për ta përshpejtuar procesin e dhënies së kredive, duke çuar në shembuj të mashtrimit dhe marrjen e shumë shtëpive, në rastet kur pronarët nuk mund t’i paguanin obligimet e tyre.

Hipoteka të tilla “helmuese”, sipas padisë së qeverisë, kanë çuar drejt ndezjes së krizës financiare në vitin 2008.
XS
SM
MD
LG