Ndërlidhjet

logo-print

Sudani kërkon nga KS i OKB-së që ta dënojë sulmin e Izraelit


Ilustrim

Ilustrim

Sudani ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara që ta dënojë Izraelin për një sulm ajror, në një fabrikë të armëve në Khartoum të Sudanit.

Qeveria e Izraelit deri më tani ka refuzuar të komentojë lidhur me akuzat e Sudanit për sulmin.

Ministri izraelit i mbrojtjes i tha televizionit të Izraelit se ai nuk mund të komentojë asgjë lidhur me këtë çështje.

Ndërkohë, ministri i Informacionit i Sudanit, Ahmed Belal Osman u ka thënë gazetarëve se “katër aeroplanë ushtarakë sulmuan lokacionin Yarmouk, ku pati shpërthime dhe zjarre të mëdha gjatë mbrëmjes të së martes dhe ku, sipas zyrtarëve, dy njerëz humbën jetën.

Ai thotë se janë gjetur dëshmi në mbetjet e eksplozivëve se Izraeli e ka sulmuar këtë lokacion dhe se Sudani ka të drejtë të reagojë në kohën dhe vendin e dëshiruar.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, ambasadori i Sudanit në OKB, Daffa-Alla Elhag Ali Osman kërkoi që këshilli ta dënojë këtë incident, duke e quajtur “shkelje flagrante të konceptit të sigurisë dhe të paqes”.
XS
SM
MD
LG