Ndërlidhjet

Ndahen çmimet për “Guxim në Gazetari”


Pamje nga ceremonia e ndarjes së çmimeve
Pamje nga ceremonia e ndarjes së çmimeve

Një gazetare e radios Evropa e Lirë nga Azerbajxhani, dhe gra të tjera nga Pakistani, Etiopia dhe Palestina janë shpërblyer me çmimin “Guxim në Gazetari”.

Gratë u nderuan me këtë çmim mbrëmë në New York, nga Fondacioni Ndërkombëtar i Grave në Media, i cili e përshkuan punën e vet si “dedikim në forcimin e rolit të gruas në media kudo në botë”.

Korrespedentja e REL-së nga Azerbajxhani, Khadija Ismayilova u nderua për raportimin e saj të vazhdueshëm për korrupsionin në qeverinë e Azerbajxhanit.

Gazetaret e tjera që u nderuan gjatë kësaj ceremonie ishin Reeyot Alemu, gazetarja e burgosur nga Etiopia, pastaj shkrimtarja palestineze Asmaa al-Ghoul, ndërsa reporteres veterane Zubeida Mustafa nga Pakistani iu nda çmimi për arritje jetësore, për faktin se ajo ishte gruaja e parë e angazhuar në mediat e Pakistanit dhe për shkak të kontributit të saj në përkrahjen e femrave gazetare atje.
XS
SM
MD
LG