Ndërlidhjet

Anijet kineze në afërsi të ishujve të kontestuar, japonezët protestojnë


Patrullat e Rojes Bregdetare Japoneze (Pamje nga Arkivi)
Patrullat e Rojes Bregdetare Japoneze (Pamje nga Arkivi)
Anijet kineze janë parë në afërsi të një grupi të ishujve të kontestuar në Detin Kinez Lindor, duke shkaktuar në këtë mënyrë protesta nga Japonia.

Rojet Bregdetare Japoneze thanë sot se katër anije kineze të mbikqyrjes kanë hyrë në zonën që nga Japonia konsiderohet se ndodhet në ujërat e territorit të vet.

Një barkë japoneze e patrullimit kërkoi nga anijet kineze që të largohen nga ajo zonë, por kinezët refuzuan me arsyetimin se ndodhen në ujërat kineze.

Ministri i Jashtëm japonez ka paraqitur një protestë të fortë para ambasadorit kinez në Tokio.

Debati rreth ishujve të kontestuar, që gjenden nën administrimin e Japonisë, ka rritur tensionet ndërmjet të dyja vendeve.
XS
SM
MD
LG