Ndërlidhjet

Kryetari i Tokios jep dorëheqje për të krijuar parti të re


Shintaro Ishihara
Shintaro Ishihara
Guvernatori i Tokios, Shintaro Ishihara tha sot se ai do të japë dorëheqje nga pozita e tij për të krijuar një parti të re.

Njoftimi i tij erdhi më herët gjatë ditës, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Japoni, që pritet të mbahen muajt e ardhshëm.

Ishihara, 80 vjeçar, njihet për komentet e tij nacionaliste dhe të zëshme.

Në muajin prill, ai tha se Tokio do të blente një grup të ishujve të kontestuar në Detin Lindor Kinez, duke shkaktuar në këtë mënyrë mosmarrëveshje me Kinën.

Debati rreth ishujve të kontestuar, që gjenden nën administrimin e Japonisë, ka rritur tensionet ndërmjet të dyja vendeve.

Shintaro Ishihara e ka udhëhequr Tokion për më shumë se 13 vjet.
XS
SM
MD
LG