Ndërlidhjet

Hague arrin në Beograd


William Hague
William Hague
Ministri i Jashtëm britanik, William Hague, ka arritur në Beograd për bisedime me zyrtarët serbë.

“Kam ateruar në Beograd. U gëzohem bisedimeve me qeverinë e re. Për herë të parë do të takohem me presidentin Tomisllav Nikolliq”, ka shkruar Hague në Twitter-in e tij, raportojnë mediat serbe.

Kreu i Zyrës së Jashtme britanike ka arritur në Beograd nga Prishtina, ku ka takuar presidenten Atifete Jahjaga, kryeministrin Hashim Thaçi dhe zyrtarë të tjerë të shtetit.

Pas takimit me kreun e ekzekutivit, Thaçi, Hague ka përshëndetur bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Javën e kaluar në Bruksel, Thaçi ka takuar kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, nën praninë edhe të shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
XS
SM
MD
LG