Ndërlidhjet

Dhunë në Afganistan, disa të vrarë


Afganistan
Afganistan
Të paktën 25 talibanë dhe pesë policë janë vrarë gjatë një beteje të armatosur në provincën Faryab të Afganistanit.

Guvernatori Abdullah Botash ka thënë se një grup i madh i talibanëve kanë marrë përkohësisht kontrollin e një pjese të qytetit, çfarë ka bërë që forcat e sigurisë të hapin zjarr ndaj tyre.

Në betejën që ka pasuar ka humbur jetën edhe komandanti i lartë i talibanëve, Yaar Muhammad.

Gjatë kohës së shkurtër që talibanët kanë kontrolluar lagjen, janë vrarë edhe dy civilë.
XS
SM
MD
LG