Ndërlidhjet

Më 31 tetor, Ashton dhe Clinton në Kosovë


Foto arkivi
Foto arkivi
Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, do të udhëtojë javën e ardhshme drejt Ballkanit Perëndimor, ka konfirmuar Zyra e BE-së në Prishtinë.

Sipas njoftimit të saj, baronesha Ashton do të jetë e pranishme në rajon për një vizitë të përbashkët me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

“Të mërkurën, më 31 tetor, Ashton dhe Clinton do të vizitojnë Beogradin dhe Prishtinën. Në Serbi, ato kanë planifikuar të takohen me presidentin Nikolliq dhe kryeministrin Daçiq, ndërsa në Kosovë do të takojnë presidenten Jahjaga dhe kryeministrin Thaçi”, thuhet në njoftimin e Zyrës se BE-së.

Ashton dhe Clinton pritet të shprehin mbështetjen e tyre për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
XS
SM
MD
LG