Ndërlidhjet

logo-print

Përpjekje për zgjedhjen e kontestit të Nagorno Karabakut


Ilustrim

Ilustrim

Ministrat e Jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit do të takohen të shtunën në Francë për të diskutuar çështjen e rajonit separatist të Nagorno Karabakut.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme armene. Ajo ka thënë se takimi ndërmjet ministrit armen, Edward Nalbandian, dhe atij azerbajxhanas, Elmar Mammadyarov, do të ndërmjetësohet nga OSBE-ja.

Dy zyrtarët, për herë të fundit, janë takuar në muajin qershor në Paris.

Marrëdhëniet midis dy vendeve janë përkeqësuar pasi presidenti azerbajxhanas ka falur një ushtar të dënuar me burgim të përjetshëm në Hungari për vrasjen e një ushtari armen.

Armenia dhe Azerbajxhani janë që dy dekada në konflikt për shkak të Nagorno Karabakut – rajon ky i populluar me shumicë armene brenda Azerbajxhanit.

Një armëpushim i brishtë në mes tyre është vendosur që nga viti 1994.
XS
SM
MD
LG