Ndërlidhjet

logo-print

Kina tenton të parandalojë vetëflijimet në Tibet


Protesta në mbështetje të Tibetit - foto arkivi

Protesta në mbështetje të Tibetit - foto arkivi

Autoritetet në provincën Gansu të Kinës do të ofrojnë shpërblimin prej 7,700 dollarësh për personin që ofron informacione për vetëdjegie të planifikuara në Tibet.

Aktivistët dhe Qeveria tibetiane në mërgim thonë se vetëflijimet janë protestë kundër sundimit të Kinës.

Në deklaratën e lëshuar nga policia në Gansu thuhet se vetëflijimet “kanë ndikuar seriozisht stabilitetin shoqëror”.

Më shumë se 50 tibetianë janë vetëdjegur në Kinë që nga viti 2009.

Shumica nga ta besohet të kenë vdekur.

Udhëheqësit kinezë fajësojnë liderin shpirtëror të Tibetit, Dalai Lama, për nxitje të vetëflijimit dhe inkurajim të separatizmit.
XS
SM
MD
LG