Ndërlidhjet

Ministri Çeku viziton Gjermaninë


Agim Çeku
Agim Çeku
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Gjermani, ku do të nënshkruhet memorandumi për bashkëpunim ndërmjet ministrisë së FSK-së dhe ministrisë gjermane të Mbrojtjes.

Çeku me zyrtarët gjermanë do të diskutojë edhe çështje të tjera me interes, si trajnimi i pjesëtarëve të FSK-së për gjuhën gjermane dhe akreditimi i atasheut të FSK-së në Berlin.
XS
SM
MD
LG