Ndërlidhjet

logo-print

AP: Romney në avantazh ndaj Obamës


Obama dhe Romney

Obama dhe Romney

Anketa e fundit e agjencisë së lajmeve Associated Press (AP) tregon se kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Mitt Romney, ndodhet në avantazh ndaj presidentit aktual, Barack Obama.

Sipas anketës, për Romneyn do të votonin 47 për qind e amerikanëve, ndërsa për Obamën 45 për qind e tyre.

AP vë në pah se ata që mendojnë se Obama do të fitojë një mandat të dytë janë më pak seç kanë qenë më parë.

Agjencia thotë se mbështetja për dy kandidatët është barazuar në mesin e grave. Aktualisht, edhe Obama, edhe Romney kanë mbështetjen e 47 për qind të të anketuarave, ndërsa muajin e kaluar diferenca ka qenë 16 për qind në favor të Obamës.

Te popullata mashkullore, muajin e kaluar Romney ka qenë në përparësi ndaj Obamës për 13 për qind, ndërkohë që, sipas anketës së re, ky ndryshim ka rënë në 5 për qind.

Sondazhi është zhvilluar nga 19 deri më 23 tetor dhe ka përfshirë 1,186 të anketuar.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara mbahen më 6 nëntor.
XS
SM
MD
LG