Ndërlidhjet

Pianoja e Mozartit kthehet në shtëpi


Mozarti

Mozarti

Pianoja në të cilën Mozarti ka kompozuar të gjitha koncertet e tij të fundit, është kthyer në shtëpinë e tij në Vjenë, për herë të parë që nga vdekja e kompozitorit më 1791.

Mozarti kishte blerë instrumentin më 1782 nga Anton Walter, krijuesi më i famshëm vjenez i pianove në atë kohë.

Pianoja do të qëndrojë për dy javë në shtëpinë e kompozitorit, e cila tani është muze.

Përndryshe, pianoja është pjesë e ekspozitës së përhershme të familjes së Mozartit në Salzburg të Austrisë.
XS
SM
MD
LG