Ndërlidhjet

logo-print

Nikolliq-Hague: Prishtina e Beogradi të dialogojnë


Beograd, 25 tetor 2012.

Beograd, 25 tetor 2012.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka pritur sot në Beograd sekretarin e jashtëm britanik, William Hague.

Siç raportojnë mediat serbe, Nikolliq dhe Hague janë pajtuar se të gjitha çështjet e pazgjidhura në mes të Beogradit dhe Prishtinës duhet të zgjidhen përmes dialogut.

Nikolliq mësohet të ketë thënë se Serbia është e gatshme që të bëjë shumë kompromise, porse "një gjë të tillë duhet ta bëjë edhe pala kosovare".

“Serbia është e gatshme për të gjitha zgjidhjet që mundësojnë jetë më të mirë për qytetarët e Kosovës dhe që janë në përputhje me Kushtetutën e shtetit tonë”, ka thënë presidenti serb.

Hague, në anën tjetër, ka mirëpritur “vendosmërinë e Serbisë në rrugën drejt BE-së, raportojnë mediat në Beograd.

Hague do të takohet sot edhe me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq.

Ai ka arritur në Beograd, pas qëndrimit në Prishtinë. Në kryeqytetin kosovar, Hague ka takuar presidenten Atifete Jahjaga, kryeministrin Hashim Thaçi dhe zyrtarë të tjerë të shtetit.
XS
SM
MD
LG