Ndërlidhjet

Gjeorgji: Parlamenti konfirmon qeverinë e re


Bidzina Ivanishvili
Bidzina Ivanishvili
Parlamenti i Gjeorgjisë ka konfirmuar qeverinë e re, të udhëhequr nga miliarderi Bidzina Ivanishvili.

Tetëdhjetetetë deputetë kanë votuar në favor të saj, ndërsa 54 kanë qenë kundër. Tetë anëtarë të parlamentit, ndërkaq, nuk kanë qenë prezentë në seancën që është mbajtur në qytetin Kutaisi.

Koalicioni i Ivanishvilit, Ëndrra gjeorgjiane, ka fituar shumicën e ulëseve parlamentare në zgjedhjet e 1 tetorit.

Ivanishvili është zotuar se do të vazhdojë të ndjekë politikën pro-perëndimore të presidentit Mikheil Saakashvili. Por, ai po ashtu ka premtuar se do të përmirësojë marrëdhëniet edhe me Rusinë fqinje.

Raportet Tbilisi-Moskë janë dëmtuar prejse Rusia ka zhvilluar një luftë të shkurtër në Gjeorgji, në gusht të 2008-ës, për shkak të rajoneve separatiste të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut.
XS
SM
MD
LG