Ndërlidhjet

Ish-ndihmësi i Papës transferohet në qeli


Paolo Gabriele
Paolo Gabriele
Ish-ndihmësi i Papa Benedictit XVI, Paolo Gabriele, i cili është dënuar për vjedhjen e dokumenteve të papatit dhe publikimin e tyre në media, do të zhvendoset sot nga arresti shtëpiak në një qeli burgu në Vatikan.

Gabriele mësohet se do të shërbejë pjesën e mbetur të dënimit 18-muajsh në stacionin policor të Vatikanit.

Dyzetegjashtëvjeçari është dënuar më 6 tetor.

Vatikani ka marrë vendimin e sotëm pasi mbrojtja dhe prokuroria nuk kanë apeluar dënimin.

Gabriele, megjithatë, mund të kërkojë ende nga Papa që ta falë.
XS
SM
MD
LG