Ndërlidhjet

Jahjaga u uron Bajramin besimtarëve myslimanë


Presidentja Atifete Jahjaga
Presidentja Atifete Jahjaga
Me rastin e Festës së Bajramit të Vogël, presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka uruar udhëheqjen e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të gjithë besimtarët myslimanë.

“Bajrami i Vogël është ditë e besimit në Zotin, ditë e mirëkuptimit, e nderimit dhe respektit për njëri-tjetrin; ditë që simbolizon sakrificën për të mirën, për paqen dhe lumturinë e të gjithë njerëzve kudo që janë”.

“Le të shërbejë kjo festë si rast për t’ua zgjatur dorën e ndihmës e të kujdesit të gjithë atyre që kanë nevojë. Në ndihmën dhe solidaritetin me të tjerët është edhe madhështia e kësaj feste”, thuhet pos tjerash në urimin e Jahjagës.

Besimtarët kosovarë kremtojnë Bajramin të premten.
XS
SM
MD
LG